top of page

Bashkia Tepelenë

Updated: Mar 24, 2021


1. Përfundimi i rrugës Tepelenë – Salari.

2.Hapja e bypass-it të Tepelenës për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen drejt jugut. Projekti përfshiu gjithashtu edhe ndërhyrjet rehabilituese në skarpatet e kalasë së Ali Pashë Tepelenës dhe urës së vjetër me harqe, si dhe krijimin e një hapësirë të re lëvizëse për këmbësorët.

3. Ndërtimi i qendrës së fshatit Sinanaj në Njësinë Administrative Lopës.

4. Rehabilitimi i fasadave të ndërtesave në pjesën veriore të qytetit të Tepelenës.

5. Asfaltimi i rrugëve të brendshme në qytetin e Tepelenës.

6. Rehabilitimi i gjithë aksit rrugor nga "Kryqëzimi - ish shtëpia e oficerave" - "Kryqëzimi i rrugës së Spitalit" në përfundim me "Komisariatin e Policisë.

7. Pastrimi dhe krasitja e lulishteve si në qëndrat e banuara, lagje, po ashtu edhe në zonat rurale. Pastrimi i varrezave publike.

8. Pastrimi dhe rehabilitimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse në dy fushat bujqësore për fshatrat, Luzat dhe Kodër-Lekël.

9. Zëvendësimi i urës prej druri në fshatin Bënçë, me një urë “pasarelë” me konstruksion metalik.

10. Ndërhyrje në kanalet kulluese dhe rrugët dytësore në fshatrat e Njësive Administrative Qendër, Kurvelesh dhe Lopës.

11. Rehabilitimi i rrugës në Njësinë Qendër, fshatin Lekël.

12. Bypass-i i Tepelenës, një nga investimet më të mëdha dhe strategjike të zhvilluara ndonjëherë në qytet. Rehabilitimi i Aksit Tepelenë-Vlorë, ku përfshihet ana veri-perëndimore (poshtë kalasë) e cilësuar si "Unaza e Madhe". Gjithashtu zgjerimi dhe rehabilitimi i skrapatave në të dyja kahet e aksit.

13. Shndërrimi i ish-kinemasë të qytetit të Tepelenës, në një kantier punësimi.

14. Hapja dhe rehabilitimi i 200 m kanale dhe 8 pusetave në lagjen “15 Shtatori” (rrjeti KUZ)

15. Ndërhyrje në bllokun e lagjes "Mustafa Matohiti" për çlirimin e hapësirës publike ku do të ndërtohet një kënd lojërash për fëmijët.



Burimi: Bashkia Tepelenë - https://www.facebook.com/bashkiatepelene/

bottom of page