top of page

Safet Gjici - Bashkia Kukës

Updated: Oct 30, 2019

Premtimet elektorale të z. Safet Gjici, Kryetari i Bashkisë Kukës


1. Përmirësimi i efiçiencës së përgjithshme të strukturave të qeverisjes vendore të Bashkisë Kukës dhe Njësive Administrative;

2. Forcimin e mirë-qeverisjes në bashkëpunim me qytetarët.

3. Përmirësimi i shërbimeve në të gjitha nivelet.

4. Do të aktivizohet “Shërbimi me një ndalesë” ku të gjithë qytetarët të marrin të gjitha shërbimet e kërkuara duke u paraqitur vetëm tek zyra në katin e parë.


5. Mirëmbajtja e rrugëve. Do sigurohet asfaltimi i të gjitha rrugëve që lidhin Njësitë Administrative, konkretisht:

- Njësia Administrative Surroj – Asfaltimi i rrugës Mamëz – Surroj;

- Njësia Administrative Grykë e Çajës – Asfaltimi i rrugës Ura e Lapave – Fshati Fshat;

- Njësia Administrative Kalis – Asfaltimi i rrugës Bushtricë – Kalis;

- Njësia administrative Zapod – Asfaltimi i rrugës Urë – Zapod;

- Njësia Administrative Topojan – Asfaltimi i rrugës kryesore – Shkolla Topojan;

- Njësia Administrative Ujmisht – Asfaltimi i rrugës kryesore – fshati Malqene;

- Njësia Administrative Tërthore – Asfaltimi i rrugës Autostradë – Bardhoc hyrje –dalje;


6. Rehabilitimi i rrugëve të fshatrave, konkretisht:

- Rruga Mustafaj;

- Rruga e brendshme Nangë;

- Rruga e Shtanës;

- Rruga Topojan – Brekijë;

- Rruga Borjes;

- Rruga Osmanaj – Mholaj;

- Rrugët Orgjost dhe Orçikël;

- Rruga e Qamit;

- Rruga Novosej – Kallabak;

- Rruga Fshat – Çajë;


7. Sistemimi i lagjeve të qytetit të Kukësit, konkretisht:

- Sistemimi i Lagjes nr. 6, (ndriçim, rrugë, fasada, lulishte);

- Sistemim-rehabilitim i lagjes nr. 4 dhe 5 (ndriçim, rrugë, trotuare, fasada, lulishte);

- Sistemim rehabilitm i lagjes nr.1 dhe 2 (ndriçim, rrugë, trotuare, fasada, lulishte);

- Sistemim rehabilitim i Gostilit (ndriçim, rrugë, trotuare, fasada, lulishte).

- Sistemim dhe rehabilitim i Lagjes së Re.


8. Sigurimi i strehimit dhe Shërbimit Social, konktetisht:

- Ndërtimi i një pallati për 100 familje të pastreha në qytet nga Enti i Banesave;

- Ndërtimi i 40 banesave në fshatra për familjet në nevojë;

- Mbështetja me kredi pa interes për shtëpi për 200 familje të reja;

- Rivititalizimi i dy objekteve të vjetra të zonës industriale dhe përdorimi për banim;

- Do të dyfishojmë vlerën e ndihmës ekonomike për çdo familje.


9. Ujitja dhe kullimi, konretisht:

- Rehabilitmi i kanaleve vaditëse ekzistuese në të gjithë fshatrat;

- Mbështetja me fonde për të gjithë Njësitë Administrative në mirëmbajtjen e

kanaleve vaditëse;

- Orientimi i donatorëve për të investuar në sektorin e vaditjes;

- Rritja me 300 hektarë e sipërfaqes së vaditur.


10. Për arsimin, konktetisht:

- Ndërtimi i shkollës 9-vjeçare tek Lagjia e Re;

- Ndërtim i shkollës në Nimçe;

- Rikonstruksioni i shkollës “Avni Rustemi” dhe “B.Curri”;

- Rehabilitimi i objektit të Gjimnazit;

- Rehabilitimi i 10 kopshteve të edukimit parashkollor;

- Sistemimi i shkollave në Kolosjan, Nangë, Bicaj, Lusën, Malqene, Qinamakë;

- Rehabiltimi i shkollave në Bushat, Brekijë, Cernalevë, Bushtricë, Bardhoc, Kollovoz.


11. Për shëndetësinë, konktetisht:

- Ndërtimi i Spitalit të Ri rajonal;

- Rikontruksioni i objekteve brenda shërbimit spitalor;

- Ndërtimi i Qendrave shëndetësore në Qinamakë dhe Brekijë;

- Ndërtimi i ambulancave në Cernalevë, Kollovoz, Shtrezë;

- Pajisja me bazën e nevojshme materiale.


12. Për ujësjellës-kanalizimet, konkretisht:

- Rehabilitmi i kanaleve vaditëse ekzistuese në të gjithë fshatrat;

- Ndërhyrje në rrjetin kryesor të ujësjellësit dhe dyfishimi i orëve me ujë të pijshëm;

- Ndërtim Ujësjellësi në Gostil, Zall-Lusën, Qinamakë;

- Rikonstruksion ujësjellësi Kolsh –Mamëz;

- Ndërtim KUZ për Gostilin, Novosej dhe Breg Lumë;

- Ndërhyrje në kolektorin kryesor në qytet–Artizanat;

- Impianti i pastrimit të ujrave të zeza në tre vend-derdhjet;

- Orientimi i donatorëve për të investuar në sektorin e vaditjes;

- Rritja me 300 hektarë e sipërfaqes së vaditur.


13. Për bujqësinë dhe blegtorinë, konkretisht:

- Regjistrimi i pronësisë së tokës dhe dhënia e çertifikatës së pronësisë për 340 hektarë të zonës Shtrazës dhe Gostilit;

- Përfundimi i regjistrimit të tokave për Njësinë Administrative të Shtiqnit;

- Saktësimi dhe plotësimi i të gjitha kërkesave të familjeve që kërkojnë dokumentacion pronësie;

- Mbështetja për çdo vit e 100 agro-fermave me fonde, pajisje dhe inpute për bujqesinë;

- Ndërtimi i Objektit të Thertores për Bashkinë Kukës;

- Bashkëpunimi me AZHBR–në dhe stimulimi i fermerëve për rritjen e numrit të krerëve;

- Mbështetja e biznesit për ngritjen e një baxhoje qumështi;

- Organizimi i panaireve për promovimin dhe shitjen e produkteve vendase;

- Ngritja dhe forcimi i laboratorëve bujqësore dhe veterinarë.


14. Për kulturën dhe sportin, konkretisht:

- Krijimi i bibliotekës me autorë Kuksianë dhe mbështetja e tyre;

- Organizimi për çdo muaj i një aktiviteti kulturor nga Pallati i Kulturës;

- Ndërtimi i stadiumit të ri “Zeqir Ymeri” për futbollin dhe mbështetja e ekipit të Kukësit;

- Ndërtimi i fushës sportive për ekipet e moshave;

- Rikonstuksioni dhe mbulimi i stadiumit te lojrave me dorë;

- Bashkëpunimi me komunën e Prizërenit dhe Dragashit për festat dhe eventet;

- Mbështetja e ekipit të mundjes në të gjitha veprimtaritë.


15. Shërbimet e pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve, konkretisht:

- Ndërtimi i një landfilli të ri rajonal me mbështetjen e donatorëve;

- Zgjerimi i shërbimit të pastrimit mbetjeve në të gjitha Njësitë Administrative;

- Nga 26 % e teritorit sot, pastrimi do të mbulojë 100 % të teritorit;

- Do shtohen tre makineri të reja dhe do të fillojë ndarja dhe riciklimi mbetjeve;

- Do të sistemohen dhe rehabilitohen varrezat e dëshmorëve;

- Do të zgjidhet çështja e pastrimit të liqenit përmes projekteve konkrete;

- Pastrimi i rrugëve nga bora gjatë dimrit, i cili do të bëhet deri në fshatrat më të largëta.


16. Për turizmin, konkretisht:

- Rruga që lidh Shishtavecin me Dragashin do të bëhët e lirë për lëvizje nga të gjithë turistët;

- Do të mbështetet programi i Qeverisë për sistemimin dhe zhvillimin e dy fshatrave turistik Shishtavec dhe Shtiqën;

- Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Shqiptare për ndërtimin dhe vënien në funksionim të aeroportit brenda dy vitesh;

- Muzeu do pajiset me artifakte dhe do bëhet funksional;

- Do mbështetet turizmi liqenor dhe ngritja e fermave të peshkimit duke punësuar rreth 150 veta;

- Do bashkëpunohet me FSHZH-në për asfaltimin e rrugës Kolosjan-Laku i Dardhës;

- Mbështetja e 30 bujtinave që do futen në shërbimin turistik;

- Brenda 3 viteve do mundesohet pelegrinazhi për turistët tek tunelet nëntokësore të Kukësit.


17. Për rritjen e punësimit, konkretisht:

- Mbështetja e grumbulluesve të bimëve mjeksore me tharëse dhe frigorifera;

- Mbështetja e fermerëve me inpute për punimin e tokës, frutikulturën, rritjen e numrit të krerëve dhe daljen në treg;

- Nxitja për ngritjen e 50 fermave të peshkimit dhe bisneseve që do merren me tregtimin e peshkut;

- Organizimi i artizanatit dhe mbështetja e grave artizane për të nxitur punësimin;

- Ndihmesa për krijimin e bisneseve të reja nga të rinjtë;

- Mbështetja e bisneseve që do merren me turizmin;

- Sjellja e dy fasonerive në Kukës dhe punësimi grave;

- Nxitja për punësimin e fermave në sektorin e bletarisë.


Burimi - http://safetgjici.al/platforma-elektorale-per-bashkine-kukes/

Recent Posts

See All

Rritja e tranparencës dhe aksesueshmërisë në shërbimet që do ofrojë Bashkia e Durrësit; Fuqizimi i rinisë dhe grave; Krijimi i sa më shumë hapësirave të gjelbra; Vëmendje e shtuar nga zonave periferik

Premtimet elektorale të z. Kastriot Gurra, Kryetar i Bashkisë Librazhd Fusha: INFRASTRUKTURË DHE SHËRBIME PUBLIKE Premtime: 1. Do të asfaltohen rrugët kryesore nëpër fshatra. 2. Çdo rrugë që do të

bottom of page