top of page

Shuaip Beqiri - Bashkia Konispol

Premtimet elektorale të z. Shuaip Beqiri, Kryetari i Bashkisë Konispol (2015)


INFRASTRUKTURË DHE SHËRBIME PUBLIKE


1. Do të kryhet rehabilitimi i akseve kryesore që lidhin rrugët nacionale me tokat bujqësore;

2. Do të përfundohet rehabilitimi i rrugëve të brendshme të fshatrave;

3. Do te kryhet përmirësimi i infrastrukturës rrugore, sidomos në akset rrugore Ninat-Janjar, Shkallë-Vrinë, Shalës-Vërvë;

4. Do të vendosen disa autoambulanca (brenda 10-15 minutash autoambulanca të jetë kudo brenda territorit të bashkisë);

5. Do të sigurohet pajisja me mjete të domosdoshme, mjekë dhe infermierë në të gjitha fshatrat;

6. Do të zgjidhet problematika e ujërave të zeza që derdhen në kanalin kolektor dhe përfundojnë në liqenin e Butrintit;

7. Do të kryhet furnizimi i rregullt me ujё tё pijshёm në Konispol;

8. Do të kryhet infrastrukturë rrugore në Konispol;

9. Do të vendoset energji elektrike në Konispol;

10. Do të kryhet rikonstruksioni i plotë i rrugës Vrinë-Shkallë;

11. Do të përfundojë studimi i planit urbanistik;

12. Do të zgjidhet çështja e tokave në fshatin Xarrë, ku 52 familjeve për shumë vite tokat u janë përmbytur nga liqeni i Butrintit;

13. Do të zgjidhet problemi i pronësisë së tokës në Shkallë;

14. Do të ndërhyet në infrastrukturën rrugore në Shkallë;

15. Do të ndërhyet në infrastrukturën rrugore në Vrinë-Shkallë;

16. Do të kryhet rehabilitimi i rrugëve të brendshme të fshatit Vrinë;

17. Do të kryhet rehabilitimi i rrugëve të brendshme të fshatit Shëndëlli;

18. Do të kryhet brenda vitit të parë të mandatit rruga e Janjarit;

19. Do të kryhet rehabilitimi i rrugëve në Shalës;

20. Do të kryhet ndërtimi i rrugës në Dishat;

21. Do të kryhet furnizimi me ujë në Dishat;

22. Do të kryhet rikonstruksioni i linjës elektrike në Dishat;

23. Të gjitha tokat e fshatit Janjar dhe ju do të pajisen me certifikatë pronësie;

24. Do të sigurohet furnizimi me ujë të pijshëm për çdo banor të fshatit Janjar;

25. Do të riparohen shtyllat e tensionit në Janjar;

26. Do të kryhet furnizimi i rregullt me ujё tё pijshёm në Janjar, Ninat dhe Markat;

27. Do të rikonstruktohet rruga Ninat-Janjar;

28. Do të rikonstruktohet rruga Shalës-Vërvë.


ARSIM/KULTURË/SPORT

1. Do të krijohen mjedise më të mira për fëmijët në territorin e bashkisë, që ata të kenë hapësirat e tyre të argëtimit dhe zhvillimit;

2. Do të vendoset një linjë urbane pa pagesë në territorin e bashkisë për nxënësit dhe shpenzimet për transportin do t’i paguajë bashkia;

3. Do të hapen shkolla profesionale në territorin e bashkisë, në bashkëpunim me qeverinë qendrore;

4. Do të punohet për pajisjen e shkollave me kabinete, mjete didaktike dhe terrene sportive në territorin e bashkisë;

5. Do të kryhet përmirësimi i infrastrukturës në të gjitha kopshtet dhe shkollat në territorin e bashkisë;

6. Do të rikonstruktohen laboratorët në gjimnazin në Konispolit;

7. Do të rikonstruktohet shkolla e Xarrës.


MJEDIS/TURIZËM


1. Do të kryhet menaxhimi i integruar i mbetjeve urbane në territorin e bashkisë.


BUJQËSI


1. Do të ketë zgjidhje ligjore problemi i kullotave për harmonizimin dhe rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet blegtorëve, pronarëve, bashkisë dhe do të kryhet subvencionim i blegtorëve për stimulimin e rritjes së numrit të krerëve të bagëtive;

2. Do të kryhet stimulimi i sektorit privat për ndërtimin e pikave moderne tё grumbullimit dhe ruajtjes së prodhimit dhe mbështetja e fermerëve me subvencione;

3. Do të kryhet përmirësimi i infrastrukturës rrugore në akset kryesore të plantacioneve;

4. Do të kryhet pastrimi dhe vёnia nё funksion të kanaleve kulluese dhe vaditёse në territorin e bashkisë;

5. Do të zgjidhet problemi i tokave të përmbytura (Familjet që kanë pasur tokën e përmbytur do të marrin të njëjtën sipërfaqe toke);

6. Do të kryhet marketingu i prodhimit bujqёsor dhe blegtoral dhe do të krijohen lehtësira për bujqit dhe fermerët;

7. Institucionet e varësisë si Ndёrmarrja e Ujёrave dhe Bordi i Kullimit do të reformohen për të vepruar me emergjencё pёr pastrimin dhe vёnien nё funksion tё kanaleve kulluese dhe vaditёs;

8. Do të kryhet zhvillimi bujqësor dhe blegtoral, përmes mbështetjes me investime, subvencione dhe skema lehtësuese në Konispol;

9. Do të kryhet hapja e kanaleve kulluese dhe vaditëse në Konispol;

10. Do të stimulohet zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë në Markat;

11. Do të kryhet nxitja e zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në Shalës;

12. Do të kryhet vënia në eficiencë e kanalit të Janjarit;

TRANSPARENCA


1. Zyra e Marrëdhënieve me Publikun do të jetë në mënyrë të vazhdueshme në shërbim rigoroz ndaj qytetarit;

2. Mbledhjet e këshillit të bashkisë do të jenë të hapura për qytetarët, si dhe do tё mundёsohet ngritja e këshillit të qytetarëve. Do tё sigurohet përfshirja në vendimmarrje e grupeve të interesit, në përputhje me detyrimet ligjore.


SHËRBIMET SOCIAL


1. Do të ketë një përfaqësim të drejtë të personave me besime te ndryshme fetare, në administratë, me qëllim që të ndjehen të gjithë të përfaqësuar.


Burimi: https://portavendore.al/wp-content/uploads/2019/06/Konispol-PREMTIMET.pdf


(Qershor 2019)


1. Më tepër investime;

2. Shërbime më të mira për banorët e Konispolit;

3. Ndërtimi i Aeroportit të Sarandës, i cili do të sjellë ndryshime në zonat e Sarandës, Konispolit dhe Finiqit.

Recent Posts

See All

Rritja e tranparencës dhe aksesueshmërisë në shërbimet që do ofrojë Bashkia e Durrësit; Fuqizimi i rinisë dhe grave; Krijimi i sa më shumë hapësirave të gjelbra; Vëmendje e shtuar nga zonave periferik

bottom of page