Premtimet elektorale të z. Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë Korçë (Qershor 2015)
Burimi: http://zgjedhje2015.reporter.al/sotiraq-filo-zhvillim-dinamik-me-plane-konkrete/
(2 Qershor 2015)
1. Zhvillimi dinamik sipas një plani konkret veprimi i çdo hapësire brenda territorit të bashkisë të re.
2. Unifikimi i standardit të infrastrukturës me rrjet të rehabilituar kanalizimesh, uji të pijshëm në çdo fshat, rrugë e sheshe të rikonstruktuara.
3. Ndriçimi i hapësirave publike në fshat, sistemimi i rrugëve të brendshme dhe shesheve, uji i pijshëm, qendrat shëndetsore.
4. Projekte për zhvillimin infrastrukturor si edhe paketa projektesh dedikuar bujqësisë, punësimit, të rinjve, moshës së tretë, projekte të cilat në kompleks do të bëjnë të mundur që edhe këto zona ku banon gati 30 për qind e banorëve të territorit të bashkisë të hyjnë në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm.
5. Do të zgjerojmë hartën e fshatrave turistikë të bashkisë me një program të integruar zhvillimi për të ndërtuar profile të veçanta dhe atraktive si:
- Rruga e shijes (Boboshticë – Drardhë) Ky do të jetë një rrjet restorantesh, bujtinash që do të promovojnë gatimet tradicionale të zonës, do të ketë tregje me produkte bio të zonës dhe festivale ushimesh tradicionale.
- Rruga e Qumështit (Bulgarec – Çiflig) Ky do të jetë një rrjet fermash të prodhimit dhe përpunimit të nënprodukteve të qumështit dhe përpunimit të mishit dhe në këtë zonë kemi planifikuar të zhvillojmë modelin e turizmit të fermave.
- Rruga e frymëzimit (Mborje – Drenovë) Ne kemi planifikuar rivitalizmin e aksit përgjatë Përroit të Bozdovecit dhe Përroit të Mborjes me gjelbërim, hapësira çlodhëse, shëtitore buzë lumit, ura lidhëse duke krijuar një park frymëzimi mes Mborjes dhe Drenovës.
Investimet në këto zona, si pjesë e programit të zhvillimit, do të realizohen përmes investimeve publike, partneritetit publik-privat dhe skemave të incentivave me taksa të ulta, grante dhe kredi të buta.
6. Do të ndërtojmë Terminalin e ri të Autobusëve në hyrje të qytetit, duke liruar përfundimisht hapësirën përbri pazarit dhe vendet e tjera të parkimit të autobusëve të linjave në Korçë.
7. Do të përfundojmë fazën e fundit të shtrimit të kanalizimeve në qytetin e Korçës dhe do të fillojmë nga puna për zgjerimin e kësaj harte me çdo fshat të bashkisë së re. ]
8. Do të ndërtojmë Unazën Turistike të bashkisë e cila do të thotë lidhje me infrastrukturë rrugore e zonave turistike me afërsi gjeografike.
9. Do të përmirësojmë infrastrukturën rrugore, ndriçimin dhe do të bëjmë rikonstruksionin e monumenteve të kulturës në fshatrat turistikë Dardhë, Voskopojë dhe Vithkuq.
10. Mbështetjen me grant për ndërtimin e rrjetit të 50 bujtinave tradicionale në qytetin e Korçës dhe zonave turistike.
11. Ndërtimin e pistës së skive dhe kompleksit turistik dimëror në Dardhë dhe Voskopojë.
12. Ngritjen e rrjetit të Zyrave të Informacionit Turistik në qytet dhe fshatra turistikë, si edhe organizimin e festave dhe eventeve të reja që promovojnë traditat, kulinarinë, artizanatin në bashkinë e re, duke shfrytëzuar traditat dhe karakteristikat e fshatrave përreth Korçës.
13. Do të organizohet struktura e posaçme në bashki e cila do të ketë nënndarje të veçanta për problemet e tokës, tregut bujqësor, menaxhimit të ujit, të mbetjeve, prodhimit, përpunimit etj. Menaxhimi i tokës do të jetë prioritet i punës në vitet e ardhshme duke synuar një zhvillim të qëndrueshëm të aktiviteteve bujqësore dhe jo bujqësore që lidhen me token.
14. Pranë bashkisë së Korçës do të ketë një Agjenci Mbështetje për Investimeve. Kjo agjenci, do të jetë një strukturë e posaçme për nxitjen e investimeve në sektorë të ndryshëm në të gjithë territorin e bashkisë së re, për të pasur më shumë mundësi për biznes, zhvillim dhe punësim.
15. Bashkia do të vazhdojë të tregojë vëmendje të madhe për strehimin, si një nga problemet që ka nevojë për zgjidhje.
16. 70 banesa me kosto të ulët për të pastrehët, do të ndahen vetëm brenda vitit të parë të këtij mandati të ri.
17. Do të ofrojmë truall falas të pajisur me infrastrukturë për ndërtimin e 55 banesave të reja për familjet e reja. 100 bonuset e strehimit, do të pasohen nga 300 të tjera. Do të ndërtojmë banesa sociale për familjet pa të ardhura duke ndikuar kështu konkretisht në zgjidhjen e problemit të strehimit”.
TAKIM PËR BUXHETIMIN ME PJESËMARRJE ME BANORËT E QYTETIT TË KORÇËS (04.12.2017)
TAKIM PËR BUXHETIMIN ME PJESËMARRJE ME BANORËT E NJËSISË ADMINISTRATIVE DRENOVË (22.112017)
TAKIM PËR BUXHETIMIN ME PJESËMARRJE ME BANORËT E NJËSISË ADMINISTRATIVE MOLLAJ (05.12.2017)
TAKIM PËR BUXHETIMIN ME PJESËMARRJE ME BANORËT E NJËSISË ADMINISTRATIVE VITHKUQ (21.11.2017)
TAKIM PËR BUXHETIMIN ME PJESËMARRJE ME BANORËT E NJËSISË ADMINISTRATIVE VOSKOP (05.12.2017)
TAKIM PËR BUXHETIMIN ME PJESËMARRJE ME KOMISIONIN KËSHILLIMOR QYTETAR VENDOR (01.12.2017) Burimi: https://sites.google.com/view/transparencabashkiakorce/pjesemarrja-qytetare-ne-vendimmarrje/konsultimi-publik