Premtimet elektorale të z. Tërmet Peci, Kryetari i Bashkisë Lushnjë
1. Zhvillimi ekonomik i zonës;
2. Do të investoj për ta kthyer Tepelenën në një destinacion turistik;
3. Zgjidhja e problemit të punësimit. Kjo do të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit me qeverinë shqiptare dhe me projekte të reja që të përfitojmë nga fondi i nxitjes së punësimit;
4. Afrimi i bizneseve të mëdha për të hapur këtu, fabrikat e tyre, ndërkohë që bashkia do të krijojë mundësinë për të gjetur objektet se ku do të vendosen;
5. Një repart fason është në proces ku fillimisht do të punësohen rreth 100 persona;
6. Fokusi kryesor i bashkisë do të jetë, menaxhimi dhe administrimi në bashkëpunim me fshatarët e gjithë këtyre zonave, të produkteve të tyre, për ti bërë jo vetëm të konkurrueshëm për tregun vendas, por për të sjellë të ardhura të mjaftueshme për familjet e tyre dhe sigurisht nxitjen e punësimit;
7. Nëpërmjet projekteve me Ministrinë e Bujqësisë do të punojmë për të vënë në eficencë të plotë gjithë sistemin e vaditjes që është problematik;