top of page

Valdrin Pjetri - Bashkia Shkodër

Premtimet elektorale të z. Valdrin Pjetri, Kryetar i Bashkisë Shkodër (Qershor 2019)


1. Një problem emergjent për bashkinë e Shkodrës është infrastruktura rrugore. Rrugët e amortizuara, lagjet me ndërtime pa leje, koshat e mbingarkuara me mbeturina që e kanë vështirësuar jetesën e banorëve në qendër të qytetit Po në qendër të Shkodrës kemi edhe ndërtime informale, pa leje që vështirësojnë hyrjen dhe daljen e banorëve në shtëpitë e tyre. Në rrugët e qytetit, shtylla dhe kabllo elektrikë janë vendosur pa leje duke rrezikuar jetën e banorëve;

2. Kemi ndërtuar një program edhe për të rinjtë shkodranë, duke i dhënë mundësi punësimi nesër edhe pranë institucionit të bashkisë Shkodër. Për herë të parë do të fusim skemën e financimit të startup-eve. Nëse një i ri ka një projekt për të nisur një biznes por i mungojnë financat, bashkia do të ketë një staf të dedikuar, një drejtori të dedikuar vetëm për pjesën e financimit të tyre;

3. Kemi parashikuar ndërhyrjet në pjesën hyrëse të qytetit, që kjo të jetë dinjitoze për shkodranët;

4. Ndërtimi i një sheshi në mes të qytetit për të organizuar aktivitete kulturore dhe argëtuese;

5. Përparësi në program do të kenë ekonomia, tregjet që janë jo normale, përkrahja e biznesit dhe investitorëve vendas dhe të huaj;

6. Ndërtimi i disa tregjeve, ku produktet të shiten në mënyrë të diferencuar, ku të shitet bulmeti, peshku, etj. Kjo vlen për shitësin për kushte me të mira, por edhe për blerësin që blen në një ambient më higjenik;

7. Stabilizimi i trafikut.


Burimi 1: https://ata.gov.al/2019/06/20/kandidati-socialist-per-shkodren-pjetri-ja-si-do-tia-kthej-shkelqimin-djepit-te-kultures/

Burimi 2: https://www.starplus-tv.com/valdrin-pjetri-prezanton-programin-elektoral-ne-ambjentet-e-hotel-colosseo/

Recent Posts

See All

Rritja e tranparencës dhe aksesueshmërisë në shërbimet që do ofrojë Bashkia e Durrësit; Fuqizimi i rinisë dhe grave; Krijimi i sa më shumë hapësirave të gjelbra; Vëmendje e shtuar nga zonave periferik

Premtimet elektorale të z. Kastriot Gurra, Kryetar i Bashkisë Librazhd Fusha: INFRASTRUKTURË DHE SHËRBIME PUBLIKE Premtime: 1. Do të asfaltohen rrugët kryesore nëpër fshatra. 2. Çdo rrugë që do të

Premtimet elektorale të z. Ervin Demo, Kryetar i Bashkisë Berat 1. Do të bëjmë realitet një program konkret zhvillimi për qytetin e Beratit, me investime në infrastrukturë dhe shërbime, që do të rikth

bottom of page