top of page

Projekti Ynë

"NDJEKJA DHE VERIFIKIMI I PREMTIMEVE TË FUSHATËS ZGJEDHORE NË SHQIPËRI"

Projekti financohet nga: UNDEF - The United Nations Democracy Fund

Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara

 

Qëllimi i projektit

Vënia para përgjegjësisë e zyrtarëve në Shqipëri duke synuar dhënien e informacionit qytetarëve shqiptarë për të bërë zgjedhjen e duhur politike.

Projekti ka qëllim përmirësimin e transparencës dhe rritjen e përgjegjësisë së zyrtarëve publikë në Shqipëri. Ai do të krijojë njohuritë bazë dhe do të rritë matshmërinë, ndjekjen dhe analizën e premtimeve të fushatës për 201 zyrtarë publikë duke zhvilluar një “matës elektoral”.

“Matësi elektoral” në Shqipëri është një platformë inovative elektorale që do të monitorojë premtimet e fushatës zgjedhore dhe zbatimin e tyre në një periudhë 2-vjeçare. Ky matës do të sigurojë të dhëna dhe profile për 201 zyrtarë publikë (61 kryetarë bashkie dhe 140 anëtarë parlamenti) për të ndihmuar qytetarët shqiptarë të mbajnë parasysh premtimet e kandidatëve dhe të kontrollojnë nivelin e arritjes së tyre.

 

Gjithashtu, projekti do të fokusohet në rritjen e angazhimit qytetar në qeverisjen lokale duke monitoruar buxhetet lokale dhe kombëtare dhe shpërndarjen e tyre me qëllim rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe efikasitetit.

Projekti do të kontrollojë shpenzimet dhe investimet e 61 bashkive dhe pas zgjedhjeve lokale do të përgatitet dhe publikohet një raport financiar mbi efikasitetin e buxhetit bashkiak. 

Rezultatet e pritshme

- Rritja e matshmërisë, ndjekjes dhe analiza e premtimeve të fushatës elektorale të 201 zyrtarëve publikë.

- Rritja e angazhimit qytetar në monitorimin e shpenzimeve dhe investimeve në 61 Bashki. 

Meet our team

20190930_091046.jpg
1998CAM_2019_10_25_14_51_51_FN.jpg
20190930_091254.jpg
bottom of page